Sherbimi multidisiplinar ne Ryder Albania.

#Relief #Assistance,#Support #Empowerment #for #this #family

Thank all those who contributed to this initiative !
#Kisha e #Krishtit ”#Adriatik“, #Kryqi i #Kuq #Shqipetar ,#Fondacioni#Ndihme #per #Femijet,#Eden #Park

Pacienti A.P ,33 vjec, eshte referuar tek Shoqata Ryder Albania , ku iu ofrua sherbim mjekesor dhe psiko-social perreth 3 muaj.Familja përbëhet nga 4 anëtarë, A.P , bashkeshortia e tij dhe dy femijet nje 7 dhe nje 8 vjec te cilet ndjekin shkollen fillore. Pas vlerësimit te situatës shendetesore dhe  psikosociale eshte vendosur nje plan nderhyrjeje. Semundja ka sjelle me vete kosto ,lodhje ,stres , duke u bërë kështu burim problemesh psikosociale dhe ekonomike ne familjen e pacientit.Pervec gjendjes shendetesore te renduar  te pacientit  eshte  identifikuar  dhe disa  problematika te tjera si niveli i ulet ekonomik ,dhe veshtiresite ne procesin e te nxenit  te vajzes te tyre 8 -vjecare.

Sherbimi mjekesor

Sherbimi mjekësor ishte i  vazhdueshem nepermjet medikamenteve ,per te mbajtur nën kontroll dhimbjet dhe simptomat e tjera që u shfaqen nga sëmundja. Stafi mjekesor i SHRA , me profesionalizem arriten te kontrollonin dhimbjet e pacientit , duke rritur keshtu cilesine e jetes te tij. Pacienti u largua nga kjo jete i qete dhe me dinjitet.

Nderhyrja sociale

Pas vleresimit te situates eshte bere nje plan nderhyrje nga punonjesi social i Shoqates Ryder Albania.Qellimi ishte te lehtesohej sadopak  situata ne kete familje . Ky qellim u arrit ne bashkepunim me partneret ; SHKEJ,KKA,EP,KKSH, FNF.

Nderhyrja konsiston ne akomodimin e vajzes 8 -vjecare  prane SHoqates Kombetare te Edukimit per Jeten ne qendren ditore Eden ,ku do te marre sherbimin e specializuar per problemin e saj.Ne bashkepunim me Kishen e Krishtit Adriatik  dhe Eden Park femijet  u bene pjese e nje kampi veror perreth 5 dite.Kjo sherbeu per ti cliruar  nga ana emocionale ,dhe per ti larguar nga situata e renduar familjare ,pas ndarjes nga jeta e babait te tyre. Kryqi i kuq Shqipetar ka ndihmuar kete familje duke ofruar dy paketa ndihme ( ushqime, veshembathje,libra etj) .Nepermjet Fondacionit Ndihme per Femijet , eshte krijuar mundesia qe bashkeshortia e pacientit A.P ,te nise nje veprimtari ekonomike , parukeri.FNF ka ofruar nje shume prej 50.000 lek ,te cilat u perdoren per te blere mjetet me te  domosdoshme per parukeri.

13086728_10206092835301704_185756315668096695_o13653494_10206720836361338_5361716244924204524_o 13669658_10206720852961753_5782143867460864192_n 13680397_10206720836041330_3383404837562873795_o 13754563_520277114827887_6529375327290917818_n 13873062_10206720836921352_1389920391096298514_n 13909277_10206720835641320_5833001105382208806_o 13920212_10206720839561418_5116324600071732679_o (1) 13924836_10206736161144448_1983819492162108356_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica