Shërbimi i Kujdesit Paliativ i ofruar në Tiranë

Fokusi i shërbimit multidisiplinar janë kryesisht hands-in-prayerpacientët terminalë me kancer dhe familjarët e tyre, ekipi multidisiplinar lehtëson përballjen e tyre me këtë sëmundje traumatike e cila shoqërohet me problem sociale, psikologjike dhe ekonomike. Ofrimi i një cilësie më të mirë jete në fundin e saj nëpërmjet ndjekjes ditë pas dite të pacientëve është objekti i punës së përditshme të stafit.

Shërbimi nuk kufizohet vetem me vizitën në shtëpinë e pacientit, por sipas nevojës individuale ofrohen dhe mjekime plagësh të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë shumë specifike, manipulime të ndryshme mjekësore të komplikuara si paracentezë, etj.

Mbështetja psikosociale zë një vend të rëndësishëm në punën e ekipit multidisiplinar pasi sëmundja në vetvete për nga natyra e saj i shton ato kur janë prezente dhe mbivendos problem të shumta. Punonjësi social, psikologu sipas nevojës, në bashkëpunim më ekipin mjekësor ndihmon pacientët dhe familjarët e tyre të orientohen në rrjetet e mbështetjes sociale në komunitet, këshillim në rastet kur kërkohet nga familjarët.

Aktualisht janë në ndjekje ditore 40-45 pacientë terminalë, të cilët vizitohen dy tre herë në javë, sipas nevojës që paraqesin. Secili prej tyre ka një dosje personale ku pasqyrohen të gjitha vizitat, manipulimet dhe komunikimet me punonjësin social.

Comments are closed.

Scroll To Top
Descargar musica