Projekti :”Monitorimi i sherbimit paliativ per pacientet me kancer dhe kronike ne Durres “

 

 

 

Në Durrës, numri i të sëmurëve me kancer dhe sëmurëve kronik në nevojë të kujdesit paliativ është në rritje. Të dhënat empirike tregojnë se pacientët kanë akses të kufizuar dhe cilësi të vakët të shërbimit, të cilat rëndojnë  shëndetin (dhimbje e vazhdueshme, paaftësi për të lëvizë, plagë në trup, gjendje ankthi dhe depresion etj)  dhe cilësinë e jetës së pacientit dhe familjarëve. Edhe pse shumë zhvillime pozitive kanë ndodhur në fushën e kujdesit paliativ, sic është ligji i Kujdesit Paliativit, protokollet klinike dhe  standardet e shërbimit, tashmë të miratuara nga Ministria e Shëndetsisë.   Gjithësesi, zbatimi i ligjit vijon të mbetet fushë e re dhe jo shumë e aplikuar. SHRA me një përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e kujdesit paliativ gjykon si mjaft të rëndësishme vlerësimin e aksesit, të monitorimi dhe vlerësimit të cilësisë së  shërbimit paliativ, kryesisht nga shërbimi parësor, për shkak të rëndësisë së madhe që ky shërbim ka për cilësinë e jetës së pacientëve dhe famljarëve. Rezultatet dhe rekomandimet e vlerësimit do t’i prezantohen dhe diskutohen me përfaqësues të institucioneve shëndetësore (Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor) ofruesve të shërbimit (mjekut dhe infermierit të familjes dhe mjekëve specialistë) dhe qeverisjen lokle me qëllim ofrimin dhe sigurimin e cilësisë së shërbimit. Gjithashtu, rezultatet dhe rekomandimet do të qasen në një formë, që të prezantohen në mediat lokale dhe përtej tyre për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së komunitetit për të drejtën e aksesit për shërbim paliativ.

 

Qëllimi: Të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimit të kujdesit paliativ për pacientët me kancer dhe të sëmurët kronikë në Bashkinë Durrës.

Objektivat:

 

- Të monitorojë dhe vlerësojë, në harkun e 12 muajve,  zbatimin e protokolleve dhe të ligjit për Kujdesin Paliativ në 14 qendra të kujdesit shëndetsor në bashkinë e Durrësit (zona urbane dhe rurale)

 

- Të nxisë  përfaqësuesit e  institucioneve shëndetësore të shërbimit parësor (ISKSH; DSHP),  atë të specializuar (klinika e specialiteteve), duke përfshirë dhe spitalin rajonal për sigurimin e shërbimit paliativ ashtu sic parapshikohet nga ligji.

 

- Të  ndërgjegjësoj punonjësit shëndetësor për të ofruar shërbim paliativ sipas protokolleve klinike dhe zbatojnë ligjin e kujdesit paliativ.

18838630_10209057378293426_1973401943_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica