Projekt Rajonal për të Mbështetur Ofrimin e Kujdesit Paliativ

 

Screenshot (82)

Projekti “Kujdesi Paliativ – Kujdesi im, e drejta ime” zbatohet në partneritet me rrjetin Nisma Rinore për të drejtat e njeriut (NRDNJ/), BELhospice në Serbi, Shoqatën Ryder Albania dhe Aleancën Qytetare në Mal të Zi mbështetur nga Rrjeti i Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Ballkan (RRZHSHCB/BCSDN) me financim nga Agjensia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA).

Projekti ka për qëllim të rrisë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për të luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e kujdesit paliativ dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për grupet më vulnerabile – pacientët me sëmundje kufizuese për jetën dhe familjet e tyre në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Projekti fillon duke kryer një hulumtim që synon identifikimin e nevojave dhe sfidave për ofrimin e kujdesit paliativ në të tre vendet. Më tej do të ndërmerren aktivitete advokuese për zbatimin e një qasje të integruar të kujdesit paliativ, përmirësimin e politikave dhe ngritjen e kapaciteteve të ofruesve kryesorë të shërbimit të kujdesit paliativ me qëllim përmirësimin e aftësive dhe njohurive të institucioneve dhe organizatave shëndetësore dhe sociale .

Dialogu dhe bashkëpunimi ndërsektorial do të promovohen përmes veprimeve që synojnë njohjen e kujdesit paliativ si një të drejtë të njeriut, rritjen e bashkëpunimit ndërsektorial dhe nxitjen e partneritetit midis institucioneve publike, qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.

Projekti zhvillohet në 10 muajt janar – tetor 2021.

Partnerët e projektit BELhospice, Ryder Albania dhe Aleanca Qytetare falenderojnë dhe i janë mirënjohës SIDAs dhe BCSDNs në Shkup për mbështetjen e kësaj iniciative.

Kujdesi paliativ ende është në një fazë të hershme të zhvillimit në tre vendet Serbi, Shqipëri dhe Mal i Zi, të cilat po përballen me sfida të një popullsie në plakje dhe një numri në rritje të pacientëve me kancer, pacientëve me sëmundje neurologjike dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme për jetën. Shërbimet nuk ofrohen në përputhje me nevojat e pacientëve të cilët shpesh hasin shkelje të të drejtave të tyre. Praktikat e integruara të kujdesit paliativ dhe qasja holistike zbatohen rralë për shkak të mungesës së politikave ligjore dhe mundësive të kufizuara tw organizatave. Organizatat e shoqërisë civile nuk njihen si ofrues të qëndrueshëm të kujdesit paliativ sikurse ndodh në vendet e zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica