Pozicioni vakant per infermiere

Titulli i pozicionit: Infermier
Organizata: Shoqata Ryder Albania
Qyteti : Tiranë
Tipi i punësimit: Me kohë të plotë
Përshkrimi i shkurtër i organizatës
Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care, të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik, psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale. SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës. Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996. Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë , që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativ në sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

Kriteret
1. Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor dhe të paktën master profesional në Infermieri, në një nga universitet publike.
2. Të zotërojë lejën e ushtrimit të profesionit
3. Të ketë mbi 2 vjet përvojë pune në profesion.
4. Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë kronikë, në fazë të avancuar.
5. Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur .
6. Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
7. Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
8. Të posedojë leje drejtimi për automjetin ,Kategoria B
Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 10 Tetor 2020 . Të interesuarit mund të dërgojnë CV , letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania info@ryderalbania.org . Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.
Shoqata Ryder Albania
Rruga: Rr. Ali Pashe Gucia , Nd 9, H 7 ,Ap2
Tel/fax: +355 4 2452 309
Email: info@ryderalbania.org , ryderalb@icc-al.org82649817_2608542099215140_7801750703830990848_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica