Pozicion vakant për mjek në Ryder Albania

Titulli i pozicionit:         Mjek

Organizata:                      Shoqata Ryder Albania

Qyteti :                               Tiranë

Tipi i punësimit:            Me kohë të plotë82649817_2608542099215140_7801750703830990848_n

Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care, të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik, psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.

SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

Kriteret

  • Të zotërojë diplomë të përgjithëshme në, specializimi në onkologji do të ishte i preferueshëm.
  • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune klinike.
  • Të jetë i licensuar.
  • Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë me kancer dhe  kronikë, në fazë të avancuar.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur .
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
  • Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
  • Të posedojë leje drejtimi për automjetin (kategoria B)

 

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 10 Shkurt 2020. Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca, në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania: ryderalb@icc-al.org Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica