Pozicion vakant për kujdestarë në Ryder Albania

Titulli i pozicionit:         Kujdestare

Organizata:                      Shoqata Ryder Albania

Qyteti :                               Tiranë dhe Durrës83573056_2608593062543377_3227834309977047040_n

Tipi i punësimit:            Me kohë të plotë

Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care,të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën,si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik,psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.

SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

Përgjegjësitë e kujdestarit përfshijnë:

  • Të ndihmojnë  pacientët  të marrin ilaçet e përshkruara
  • Të ndihmojë pacientët për lëvizjen brenda dhe jashtë shtëpisë
  • Të ndihmojë pacientët për kujdesin personal dhe higjenën
  • Të ndihmojë pacientët  me ushtrime të terapisë fizike
  • Të planifikojë dhe përgatisë ushqim me ndihmën e pacientëve
  • Të  ndihmojë pacientët për  bërjen e pazareve dhe pagesave të faturave të ndryshme
  • Të kryejë detyra shtëpiake që pacientët nuk mund t’i kryejnë vetë
  • Përvojë pune si kujdestare
  • Njohuri për reagimin ndaj urgjencës dhe ndihmën e parë
  • Njohuri për aktivitetet e mbajtjes së shtëpisë dhe gatim me vëmendje të kufizimeve dietike
  • Aftësi të mira për menaxhimin e kohës
  • Aftësi të shumë të mira  komunikuese dhe ndëpersonale

Kërkesat

 

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data  10 Shkurt  2020 . Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : ryderalb@icc-al.org.Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica