Pozicion vakant per infermiere

Titulli i pozicionit: Infermierë (2 në Durrës,1 në Tiranë)

Organizata: Shoqata Ryder Albania

Tipi i punësimit: Me kohë të plotë

 

Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Shoqata Ryder Albania  (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse  e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care, të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ  falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga  sëmundje kërcënuese për jetën,  si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik, psikosocial  për të  rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në  fazën terminale. SHRA ofron shërbim  në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës. Ekipi  Tiranës i krijuar në vitin  1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996. Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët,  SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve  të shëndetësisë , që kanë në fokusin e punës të tyre  kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka  luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativ në sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

 

Kriteret

1. Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor dhe të paktën master profesional në Infermieri, në     një nga universitet publike.

2. Të ketë mbi 2 vjet përvojë pune në profesion.
3. Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë kronikë, në fazë të avancuar.

4. Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur .

5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
6. Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
7. Të posedojë leje drejtimi për automjetin ( Kategoria B)

 

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 20 Janar  2019 . Të interesuarit mund të dërgojnë CV , letrën e interesit dhe dy referenca në  adresën  elektronike të Shoqatës Ryder Albania :  ryderalb@icc-al.org. Do të kontaktohen vetëm  aplikantët që do të  përzgjidhen  për intervistë.

 

Shoqata Ryder Albania

Rruga: Rr. Ali Pashe Gucia , Nd 9, H 7 ,Ap2

Tel/fax: +355 4 2452 309th (1)

Email: ryderalb@icc-al.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica