Pozicion vakant për fizioterapistë

Titulli i pozicionit:         Fizioterapist

Organizata:                      Shoqata Ryder Albania

Qyteti :                               Tiranë dhe Durrës

Tipi i punësimit:              Me kohë të plotë

Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care,të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën,si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik,psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.

SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

Përgjegjësitë e fizioterapistit

  • Punon me pacientin për të identifikuar, vlerësuar  problemin fizik.
  • Zhvillon dhe rishikon programin e trajtimit.
  • Zhvillon ushtrime dhe lëvizjeve fizike terapeutike
  • Edukon  dhe këshillon ushtrime dhe lëvizje të nevojshme për pacientët, të afërmit dhe kujdestarët,  për një cilësi më të lartë të shërbimit.
  • Mban shënime dhe harton  raporte për rastet e pacientëve.
  • Mbledh të dhëna mbi historikun mjekësor të pacientëve.
  • Qendron i përditësuar  me teknikat e reja dhe teknologjinë në dispozicion për trajtimin e pacientëve.
  • Optimizon  aftësitë funksionale të pacientëve përmes kontributit të duhur të rehabilitimit
  • Realizon menaxhimin jo-farmakologjik të frymëmarrjes dhe dhimbjes.
  • Ofron këshilla spontane dhe të planifikuara, mësimdhënie dhe udhëzime për të afërmit, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë në mënyrë që të promovoje  të kuptuarit e qëllimeve të fizioterapisë në kujdesin paliativ dhe për të maksimizuar potencialin e rehabilitimit të pacientëve, duke siguruar një qasje të qëndrueshme për kujdesin ndaj pacientit.

 

 

Kriteret

  • Të zotërojë diplomë në nivel bachelor në Fizioterapi ose  Aktivitet Fizik dhe Rekreacion, master profesional ose shkencor  do të ishte i preferueshëm.
  • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në profesion.
  • Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë me kancer dhe  kronikë, në fazë të avancuar.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
  • Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
  • Të posedojë leje drejtimi për automjetin ( Kategoria B)

 

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data  10 Shkurt  2020. Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : ryderalb@icc-al.org. Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.

 83623206_2608625235873493_1908488367452979200_o

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica