Pozicion vakant per infermier ne Durres

Titulli i pozicionit: Infermierë

Organizata: Shoqata Ryder Albania

Qyteti : Durres

Tipi i punësimitMe kohë të plotë

 

Përshkrimi i shkurtër i organizatës

Shoqata Ryder Albania  (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse  e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care, të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ  falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga  sëmundje kërcënuese për jetën,  si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik, psikosocial  për të  rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në  fazën terminale. SHRA ofron shërbim  në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës. Ekipi  Tiranës i krijuar në vitin  1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996. Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët,  SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve  të shëndetësisë , që kanë në fokusin e punës të tyre  kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka  luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativ në sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.

 

Kriteret

1. Të zotërojë diplomë të nivelit bachelor në  një nga universitet publike.

2. Të ketë mbi 2 vjet përvojë pune në profesion.
3. Të jetë i motivuar për të punuar me pacientë kronikë, në fazë të avancuar.

4. Të zotërojë mirë gjuhën angleze në të shkruar dhe të folur .

5. Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në ekip
6. Të njohë mirë paketën Microsoft Office.
7. Të posedojë leje drejtimi për automjetin ( Kategoria B)

 

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 20 Prill 2019 . Të interesuarit mund të dërgojnë CV , letrën e interesit dhe dy referenca në  adresën  elektronike të Shoqatës Ryder Albania :  ryderalb@icc-al.org. Do të kontaktohen vetëm  aplikantët që do të  përzgjidhen  për intervistë.

 

Shoqata Ryder Albania

Rruga: Rr. Ali Pashe Gucia , Nd 9, H 7 ,ApTel/fax: +355 4 2452 309th (1)

Email: ryderalb@icc-al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica