Shoqata Ryder Albmerr pjese ne tryezën e rrumbullaket në kuadër të iniciativës më të re për fuqizimin e OJFve në rritjen e rolit të tyre në rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor.
Tryeza shërbeu për njohjen e rolit dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes 20 OJF-ve nga i gjithë vendi dhe institucioneve të pavarura mbikqyrëse si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Iniciativa e Partnereve Shqiperi “OJF më të Fuqishme për Transparencë në Shëndetësi” mbështetet nga projekti “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, me mbështetjen financiare të Popullit Amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID.