Një tjetër fund i lumtur

post7Strukur nën batanijen e femijëve në divan, Luljeta e vogël po bën një gjumë të thellë. Ajo ka veshur një palë pizhama dhe mban në kokë një kapele. Kur e shikon të duket si cdo fëmijë tjetër që është i lodhur pas një dite lojrash dhe vrapimi. Serumet dhe mjekimet rreth saj tregojnë një histori tjeter, ajo mban  kapele sepse nuk ka flokë.

 

Luljeta vuan nga limfoma Hodgkiniane, një kancer i qelizave të bardhave të gjakut. Luljeta i është nënshtruar kemioterapisë jashtë vendit por edhe kjo kurë nuk e ka ndaluar përparimin e kancerit. Spitali lokal në Shqipëri nuk e asiston dot vajzën e vogël pasi nuk ka shtretër të lirë për të ofruar shërbimin që ajo ka nevojë. Mamaja e Luljetës ishte e dëshpëruar.

 

Sue Ryder Albania(SRA), organizata bamirëse që ofron shërbime shëndetsore falas, u njoh me rastin e Luljetës dhe u përfshi në asistencën e saj. Mjekët dhe infermierët e Sue Ryder-it e vizitojnë  atë të paktën një herë në javë. Gjatë vizitave ato i ofrojnë Luljetës medikamente për kontrollin e dhimbjes të cilat janë të domosdoshme, medikamente që spitali lokal nuk mund t’ia ofronte vajzës së vogël. Brenda një kohe të shkurtër ekipi i Sue Ryder Albania i reduktoi ndjeshëm dhimbjet e saj, në të njëjtën kohë mamaja e Luljetës ishte më e qetë duke ditur që vajza  ishte e qetë në javët e saj të fundit.

 

Ekipi i Sue Ryder Albania ofron shumë më tepër se shërbim mjekësor. Ato ofrojnë mbështetje psiko-emocionale për Luljetën dhe familjen e saj duke i ndihmuar ata të përballojnë këtë moment të paimagjinueshëm të jetës së tyre. Liljana një infermiere që ka 14 vjet që punon me Sue Ryder Albania shprehet’Jeta është e shtrenjtë dhe cdonjëri duhet të ketë shansin ta jetojë pa dhimbje’.

Comments are closed.

Scroll To Top
Descargar musica