Vizioni:Kujdesi që lehtëson jetën
Misioni:
Misioni ynë është të ofrojmë mbështetje shëndetësore, psikologjike dhe social ekonomike për pacientët terminal me kancer dhe të moshuar me sëmundje kronike, për të rritur cilësinë e jetës në fund të saj. Kjo do të arrihet duke ofruar një shërbim cilësor multidisiplinar në shtëpinë e pacientëve.