Lobim dhe avokati

Për herë të parë si pjesë e programit të kontrollit të kancerit është miratur/aprovuar dhe strategjia e kujdesit paliativ, plani i veprimit, standartet e ofrimit të shërbimit. Ryder Albania në bashkëpunim me donatorët po punon që të  mundësohet  fillimi i një kursi pasuniversitar në fakultetin publik të mjekësisë për kujdesin paliativ. Një nismë tjetër,  po pjesë e të njëjtave përpjekeve në bashkëpunim me Sorosin është dhe rritja e orëve të leksioneve për kujdesin paliativ në të  gjitha fakultetet e infermierisë, qoftë si lënde më vete ose e integruar.

Kujdesi paliativ është një disiplinë e cila nuk është pjese integrale e strukturave publike të shërbimit shëndetsorë. Shoqata Ryder Albania ka lobuar ndër vite pranë organeve vendim marrëse në nivel kombëtar dhe lokal për të siguruar prezantimin, njohjen, shtrirjen dhe aplikimin e kësaj disipline për të mbuluar nevojat e sa më shumë pacientëve në nevojë. Si rezultat i këtyre aktiviteteve është:

  • Rritje  numri i ilaceve në listën e ilaceve të rimbursueshme për të sëmurët terminal me kancer,
  • Rritja e numrit të leksioneve për kujdesin paliativ në fakultetin e mjekesisë dhe të shkencave sociale.
  • Miratimi i strategjisë kombëtare të kujdesit paliativ, plani i veprimit, standartet e ofrimit të shërbimit.
  • fillimi i një kursi pasuniversitar në fakultetin publik të mjekësisë për kujdesin paliativ.
  • Rritja e orëve të leksioneve për kujdesin paliativ në të  gjitha fakultetet e infermierisë, qoftë si lënde më vete ose e integruar.

Comments are closed.

Scroll To Top
Descargar musica