Kujdesi në shtëpi

Shërbimi shëndetësor në Shqipëri përbëhet nga dy ekipe: ekipi i Tiranës dhe ekipi i Durrësit. Këto dy ekipi multidisiplinare, të specializuara në fushën e kujdesit Paliativ, ofrojnë shërbim shëndetësor,psikologjik, social dhe ekonomik falas në shtëpi për pacientin dhe familjen e tij.  Ekipet kanë në asistencë ditore rreth 70 pacientë, afërsisht 40 në Tiranë dhe 30 në Durrës, të cilët asistohen cdo ditë duke iu ofruar ndihmë mjekësore, përkujdesje dhe shoqëri.

SHRA që nga fillimi i aktivitetit në vitin 1993 e deri në ditët e sotme ka asistuar më shumë se 6000 pacientë të sëmurë terminal me kancer dhe të moshuar me sëmundje kronike,krahas tyre janë mbështetur dhe 18.000 familjarë. Organizata e ka filluar aktivitetin e saj me një ekip modest prej 3 anëtarësh dhe aktualisht ka një staf prej 18 anëtarësh në Tiranë dhe Durrës.

Orari
8:30-17: 30
8:30-10:00 pritje
10:00-13:00 vizita shtëpie
13:00-14:00 pushim dreke
14:00-17:30 pritje në zyre

Lista e dokumenteve për të përfituar shërbim

1-      Rekomandim nga Onkologu
2-      Rekomandim nga mjeku i familjes
3-      Librezë shëndetësore
4-      Analizat e fundit

Shërbimi i ofruar

  • Vlerësimi i dokumentacionit nga stafi multidisiplinar,
  • Hapja e kartelës personale të pacientit
  • Vizitë në shtëpi për vlerësimin e situatës nga ekipi, mjekë, infermier dhe punonjës soacial
  • Hartimi i planit të ndërhyrjes
  • Monitorimi i situatës së pacientit nëpërmjet vizitave në familje
  • Vlerësimi i planit të ndërhyrjes me anë të instrumentave përkatëse,
  • Kontakt i vazhdueshëm me familjarët
  • Trajnim i familjarëve për ofrimin e shërbimit në mungesë të stafit
  • Pritja dhe konsultime me familjarë
  • Plotësimi i recetave në bazë të planeve të ndërhyrjes
  • Konsulta me punonjësin social bazuar në nevojën e pacientit,
  • Adresim nga punonjësi social në organizata të tjera për të plotësuar nevoja të familjeve në nevojë

Comments are closed.

Scroll To Top
Descargar musica