Kujdesi i ofruar familjes Rr….

Pacienti Gj. Rr  po asistohet nga ekipi multidisiplinar  Shoqatës Ryder Albania prej disa kohësh.Ai është i diagnostikuar me Ca Larings. Familja e Pacientit Gj.Rr ka ardhur në Tiranë në vitet 2000. Kjo familje përbëhet nga pacienti me bashkëshorten, djali me familjen e tij dhe vajza me katër fëmijë.  Situata social-ekonomike e kësaj familje është shumë e rënduar jo vetëm për shkak të gjëndjes shëndetsore  të pacientit por dhe për larminë e problemeve që ajo bart. Vajza e pacientit jeton bashkë me familjen e prindërve dhe të vëllait pasi bashkëshorti është larguar në emigrim për arsye gjakmarrje. Ajo bashkë me katër fëmijët e saj nuk kanë asnjë mbështetje përvec prindërve të saj dhe vëllait me familjen e tij. Të ardhurat janë shumë të pakta sepse punon vetëm djali i pacientit ndërkohë që aty bashkëjetojnë tre familje. Shoqata Ryder Albania nëpërmjet kontakteve të saj ka bërë të mundur që fëmijët e kësaj familje të jenë përfitues të një organizate jo fitim prurëse që ofron shërbime për fëmijët në nevojë. Pranë kësaj shoqate fëmijët janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme, kurseve formuese, aktivitete sportive etj. Shoqata Ryder Albania e ka ndihmuar këtë familje jo vetëm në përmirësimin e jetës së pacientit nëpërmjet ofrimit të asistencës mjekësore por në tërësi duke i ndihmuar të  identifikojnë ofrues shërbimesh për grupet në nevojë.

Comments are closed.

Scroll To Top
Descargar musica