Invitation 12 October // Hospices of Hope Gala Dinner @Rogner Hotel

Te nderuar!thumbnail_Model ftese charity Gala

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në eventin – Hospices of Hope Albania Gala – që do të zhvillohet të Shtunën me datë 12 Tetor 2019 në orën 18:30 në Hotel Rogner, Tiranë.

12 Tetori është një ditë e veçantë, pasi shënon Ditën Botërore të Kujdesit Paliativ nën sloganin Kujdesi Paliativ është : “Kujdesi im, e drejta ime”. – Njerëz nga e gjithë bota, të cilët janë prekur nga një sëmundje që kufizon jetën, qoftë personalisht, ose duke mbështetur një të dashur dhe organizatat do të bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre, duke u kërkuar politikëbërësve t’i kushtojnë vëmendje duke i dhënë përparësi politikave dhe shërbimeve të kujdesit paliativ. Ky event organizohet nga Hospices of Hope Albania , një organizatë bamirësie ndërkombëtare e themeluar në Mbretërinë e Bashkuar, e cila i kushtoi tre dekadat e fundit zhvillimit të shërbimeve të kujdesit paliativ në Evropën Jug-Lindore. Ne besojmë se të gjithë pacientët, që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme duhet të marrin kujdesin e duhur, në kohën e duhur, në mënyrë që ata të mund të jetojnë çdo moment të jetës me dinjitet. Hospices of Hope Albania prej vitit 2018 eshte  duke mbështetur Shoqaten Ryder Albania  në ofrimin e shërbimeve të kujdesit paliativ për njerëzit që vuajnë nga kanceri dhe sëmundje të tjera të pashërueshme.

Me qëllim për të krijuar një mbrëmje të veçantë, e cila do të fillojë me një pritje shampanje të ndjekur nga darka, ankande dhe vallëzimi, ne kemi bashkëpunuar me Class Event By AV, Hotel Rogner, Hot Club Tirana Band, Kantina Herta Winery, Uji Lajthiza dhe shumë të tjerë.

Duke marrë pjesë në mbrëmjen  Gala, ju jeni duke kontribuar drejtpërdrejt në vazhdimësinë e Rrjetit Kombëtar të Shërbimeve të Kujdesit Paliativ, Hospices of Hope Albania. Rezervoni vendin tuaj tani duke  dërguar email në : raluca@hospicesofhope.co.uk,ose duke telefonuar në +355676533075.

Çmimi i biletës është 60 EUR / person dhe përfshin të gjitha ushqimet, pijet dhe argëtimet për mbrëmjen. Paketat e sponsorizimit janë gjithashtu në dispozicion.

Së bashku mund të bëjmë më të bukura ditët për personat që vuajnë nga një sëmundjet e pashërueshme.

Na ndihmoni që zëri i tyre të dëgjohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica