Historia
Shoqata Ryder Albania(SHRA) është një organizatë jo-fitimprurëse, e cila e ka filluar aktivitetin e saj në Nëntor të vitit 1993 si një shërbim falas i asistencës në shtëpi (mjekësore, psikologjike dhe social ekonomike) për të sëmurë me kancer në fazë terminale dhe të moshuar me sëmundje kronike, me mbështetjen e Sue Ryder Care ne Britanine e Madhe. Në vitin 1996 është hapur dega e Ryder Albania në qytetin e Durrësit si qyteti i dytë më i madh për nga numri i popullsisë pas Tiranës.
Shoqata Ryder Albania në bashkëpunim me aktorët e tjerë të kujdesit paliativ në vitin 2000 kanë krijuar Shoqatën Shqipëtare të Kujdesit Paliativ. Kjo shoqatë është një shoqatë ombrellë për të gjithë aktorët e Kujdesit Paliativ në vend.
Shoqata Ryder Albania në vitin 2003 themeloi Hospisin e parë në vend me mbështetjen financiare të tre partnerëve Sue Ryder UK, Sue Ryder Irland dhe fondacioni SOROS. Ambjentet e Hospisit përbëheshin nga 5 dhoma me nga dy shteter, secila nga dhomat kishte të gjitha paisjet dhe kushtet për të ofruar një shërbim cilësor.
Shoqata Ryder Albania si pionere e shërbimit të Kujdesit Paliativ ka lobuar në nivele te larta të vendimarrjes të qeverisë qendrore dhe qeverive lokale për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimit për të sëmurët terminal. Këto aktivitete lobuese kanë rezultuar në rritjen e numrit të medikamenteve të rimbursueshme, miratimin e strategjisë së parë kombëtare për kujdesin paliativ dhe planin e veprimit, miratimin e standarteve për ofrimin e shërbmit; po punohet për hartimin e ligjit të kujdesit palitiav i cili do të rregullojë plotësisht këtë shërbim.
Misioni dhe visioni
Vizion: Akses dhe përkujdesje për të sëmurët në fund të jetës
Misioni: Mbështetje multidisiplinare për të sëmurët terminal me kancer, të sëmurët kronikë dhe familjarët e tyre.
Objektivi kryesor: Një cilësi më e mirë jete – duke ofruar falas mbështetje mjekësore, psikosociale dhe shpirtërore për pacientët terminal dhe familjarët e tyre në Tiranë dhe në Durrës.
Bordi drejtues
Akademik Gudar Beqiraj
Kryetar i Komitetit Drejtues
Z. Beqiraj është një nga themeluesit e Shoqatës Ryder Albania që nga viti 1993
Prof.Asoc.Agim Sallaku
Nën/Kryetar
Z.Sallaku është një nga themeluesit e shoqatës. Monitoron ofrimin e shërbimit në terren dhe stafin mjekësor të organizatës
Z. Alfred Moisiu
Ish president i Republikës
Anëtar i boardit
Angazhimi i Z.Moisiu me SHRA daton në vitin 1999 e në vazhdim
Z.Fatmir Prifti
Sekretar
Drejtor Ekzekutiv i SHRA-së
Z.Dem Rreli
Anëtar
Z.Rreli është angazhuar me bordin në vitin 2011.
Z. Rreli është përfaqësues e komunitetit të bisnesit në Komitetin Drejtues te Shoqatës Ryder Albania.
Partneret
Sue Ryder UK
Shoqëria e hapur për Shqipërinë,Soros
Fondacioni Vodafone Albania
Agjencia Ceke për Zhvillim
Ndihma Irlandeze