23-vjetor i Shoqates Ryder Albania

Ne 3 Nentor 1993 ne Tirane u hap per here te pare nje organizate jofitimprurese ne fushen e kujdesit paliativ. 23 vjet pune, sherbim, perkushtim, arritje , sfida ,probleme. Festojme sot pervjetorin e 23 – te themelimit te Shoqates Ryder Albania ne Shqiperi . Pergjate gjithe ketyre viteve nje staf i specializuar ka ofruar sherbim shendetesor dhe mbeshtetje psikosociale per pacientet ne fazen e fundit  dhe familjaret e tyre . Per 23 vjet Ryder Albania ka ofruar falas shërbimin në shtëpi për pacientët teminalë me kancer, të moshuar me sëmundje kronike dhe pacientë të tjerë me sëmundje të pashërueshme dhe me prognozë  degjenerative.

Ajo ushtron aktivitetin e saj nga viti 1993 në Tiranë dhe nga viti 1996 në Durrës, me një staf prej 20 anëtarësh të përbërë nga mjekë, infermierë dhe punonjës social. Që nga fillimi I aktivitetet dhe aktualisht, organizata I ka ofruar shërbim në shtëpi  rreth 8.500 pacientëve nga zonat urbane dhe rurale të Tiranës dhe Durrësit.  Cdo ditë të dy ekipet kanë në shërbim rreth 50 pacientë në Tiranë dhe 40 pacientë në Durrës.

Që nga fillimi I aktivitetit të saj dhe aktualisht Ryder Albania është mbështetur dhe ka bashkëpunuar me një sërë organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare si Komisioni Europian, USAID,  Program I Ndihmës së Qeverisë Ceke për Shqipërinë, Programi I Ndihmës së Qeverisë Irlandeze për Shqipërinë, Fondacioni Soros, Fondacioni Vodafone Albania  dhe shumë  të tjerë. Format e mbeshtetjes dhe të partneritetit ka qenë nga më të larmishmet,  mjaft efektive dhe eficëente,  si dhe kanë kontribuar në përmbushjen e misionit të organizatës.

14964167_10207434631365767_527484344_o15007841_10207434631565772_1592843002_o14976058_10207434630885755_1310241827_o14970850_10207434631525771_1948752381_oDita e femijeve13221148_10206211606590912_3643010402627635688_oIMG_5590

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top
Descargar musica